Aksidentohet me motorr, humb jetën shqiptari. Ja emri

Aksidentohet me motorr, humb jetën shqiptari. Ja emri

12:42, 22/06/2017
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Itali, pasi ka pësuar një aksident të rëndë ndërsa ishte duke udhëtuar me motorr. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00.

Shqiptari Gazmend Dervishi 47 vjeç që drejtonte një motor është përplasur me një automjet në autostradën Cuneo Savigliano, pranë komunës Centallo.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe 47-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ndihmës së shpejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco