FOTO/ Drejtori i spitalit ku vdiq vajza adoleshente: Anestezisti nuk tentoi vetëvrasjen, ja e vërteta

FOTO/ Drejtori i spitalit ku vdiq vajza adoleshente: Anestezisti nuk tentoi vetëvrasjen, ja e vërteta

13:04, 16/05/2017
A+ Aa A-

Blerta Pepa, 16-vjeçe, humbi jetën pas mesnatës së të hënës në sallën e operacionit të një spitali privat në Tiranë.

Nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes është bërë sasia e tepërt e narkozës që i është dhëne vajzës nga anestezisti i cili asistoi në operacionin.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mjeku anestezist T.Zh., 53 vjeç, ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie, ka njoftuar policia. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

ImageAnestezisti Tefik Zhurda

Por, familjarët e mjekut anestezist, por dhe drejtori i spitalit, ku ndodhet i shtruar, të kontaktuar nga "Ora News" e kanë hedhur poshtë këtë verion.

Ata kanë deklaruar se 53-vjeçari ka pësuar infarkt nga tronditja. 

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arol17/05/2017 20:29

Gjithe kohes ne Shqiperi i njejti muhabet, e ka fajin mjeku mjeku dhe mjeku. Dhe si te dal ekspertiza qe mjeku anestezist ska pasur faj dhe mos dashte zoti por ai te humb jeten, gjithe opinioni do filloj te flas mire per te,edhe mediat e ndyra e shpirtezeza qe ka aty dhe gjithkush tjeter. Do thone se humben nje doktor shkencash dhe sa keq qe ska shume njerez si keta ne Shqiperi, por dhe ata qe jan, ja ndodh qe humbin ndjenjat apo ndergjegjia e tyre edhe pse ska faj, nuk ua pranon humbjen e nje pacienti pas shume e shume te tillesh, dhe tentojn ti japin fund jetes se tyre! Asgje personale por Luku,Ina dhe te gjithe ata qe mendoj e si ju, mos flisni duke u bazuar nga portalet te cilat nuk kan me cfare te mbushin faqet e tyre, dhe shkruajn idjotesira pa fund, deri ne detaje te rendta se cfare kan veshur njerzit e aferm neper varrime apo si qanin apo kush i mbante per krahu, si ne rastin e kengetarit Ergi, qe se lan familjen te vajtonin te qet. Ndiej keqardhje per te dyja familjet, por mbi te gjitha per njerzit e ulet qe skan cbejne dhe vec han fara luledielli dhe komentojne si tu vije per mbare fatkeqesite e familjeve dhe hipotezojne kot mbi jete qe as i njohin dhe as u jep kush te drejten per te folur ...

arber17/05/2017 11:53

Albana ! Jam shume dakort me ty ....por ktheje nje here thiken nga vetja per te pare sa te dhemb.Po shohim raste inkompetence dhe korrupsioni perdite.Doktore shushunja pa pike morali dhe ndjenje njerezore.Ndodhin dhe komplikacione.Por veten ne Shqiperi ndodhin keto?Te shtrohet tjetra ne spital per operacion gjuri dhe te vdese???? Sic e tha dhe Luku.Po te njejtet doktore paradite dhe mbasdite ne siptalet tona.Neglizhence deri ne kufijte e intolerances.E di ti, Albane se shume doktore nuk pranojne te pine ilacet qe ju a rekomandojne pacienteve?Sepse e dine cfare efekti kane.Une kam nje rastin tim, ku me detyruan te blej 600EU nje cope metalike dhe prap se prap njeriu im vdiq.Une dhe sot e kesaj dite nuk jam i bindur ne atij njeriu ju be operacion (cervikale) per tju vene ajo qe mu tha se ju vu apo jo.Nje jave pas operacionit mezi dalloje nje vije te holle ne qafe.Dhe rrudhat e duarve jane me te thella.Si ka mundesi? Ti marresh lek me cdo kusht tjetrit dhe kur e di se ai do vdese? S'dua te permend nje rast tjeter te viteve me pare kur anestezisti nuk u kenaq me ato para cka kisha une deshire ti jepja dhe pas operacionit neglizhoi aq shume sa desh me me vuri ne rrezik jeten e njeriut tim.Per cfare ? Se donte 20.000 lek me shume ?Ai donte t'ja ngulja ato 20.0000 lek me gozhde ne balle.

albana17/05/2017 03:40

Si mund te jete doktori i shkolluar plehre, dhe te gjykohet nga nje injorante qe me shume se etiketat e kozmetikes nuk ka lexuar ne jeten e saj?

Sara16/05/2017 23:09

Jam shum e prekur nga kjo ngjarje kaq e rend esht nje dhimbje shum e madhe për familje dhe për ne un nuk e njo vajzën por jam shum e prekur nga kjo ngjarj dhe faj gjithmon ngel jetim nuk ka sens të vazhdoj të gjej fajtorin por ti japim një mbështetje kësaj familje kaq të shkatërruar nga dhimbja që ka humbur këtë engjëll të vogël

Luku16/05/2017 19:17

Doktorret nuk kane faje se punojne me dy turne turni pare ne shtet dhe i dyti privat, normale se jan ber si shushunja qe skan te ngopur dhe skan te ndalur. Kur ska shte mjer ne t'shkret

Edliri16/05/2017 14:13

Mjekesia nuk eshte shkence ekzakte dhe asnje nuk mund te jete i sigurte se si do te reagoje trupi ndaj preparatit te anestezise. Thjesht nuk kuptoj perse duhet bere nderhyrja ne 1 te nates e jo ne orar zyrtar ditor ku cdo gje funksionon me shpejt e me rrjedhshem???

Ina16/05/2017 13:55

Ai dr duhet vrare dhe vare me tela ne momentin e neglizhences dhe shteti duhet te Mari masa per mjekim te gabuar sepse ka te beje me jeten e njerezve dhe ai dr punon ne spitalin e Traumes plera

Shto koment

Denonco