VIDEO/ Atentati me eksploziv, Sulo del nga rreziku për jetën. Pritet dëshmia

VIDEO/ Atentati me eksploziv, Sulo del nga rreziku për jetën. Pritet dëshmia

14:35, 27/02/2017
A+ Aa A-

Policia e Fierit është në pritje për të marrë dëshminë e Armando Sulos ndaj të cili u bë një atentat me eksploziv. Ai ndodhet në spital në gjendje shoku por mjekët thanë se ka dalë jashtë rrezikut.

Tre ditë pas atentatit ku iu hodh në erë makina që drejtonte Armando Sula, ende nuk ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve.

Burime nga grupi hetimor thanë se gjendja shëndetësore e Sulos është përmirësuar por ai ndodhet në shok psikologjik për shkak të gjymtimit në këmbë.

Kjo nuk ka lejuar marrjen e dëshmisë tij në lidhje me atentatin e së shtunës ku 35-vjeçari mbeti i plagosur.

Hetuesit ndërkohë kanë bërë këqyrjen e 2 telefonave celularë të Sulos. Nga kjo nuk kanë dalë të dhëna bindëse për të kuptuar nëse Sulo kishte marrë kërcënime apo nëse ishte i përfshirë në ndonjë konflikt të mundshëm.

Zbardhja e bisedave telefonike të Sulos pritet të dalë në ditët në vazhdim.

Armando Sulo dyshohet të jetë plagosur nga vrasës me pagesë të cilët synonin eliminimin e tij por megjithëse shpërthimi i makinës ishte i fuqishëm 35-vjeçari mbeti gjallë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Kryengritja e Fierit" kur Sulo po dilte nga një rrugë dytësore në unazën e qytetit. Policia dyshon se motivi i ngjarjes është hakmarrja. 35-vjeçari është akuzuar për vrasjen Arian Mollës në vitin 2008 por nuk u provua fajësia e tij.

Konflikti nisi 20 vjet më parë kur daja i Sulos, Astrit Braçe atëhere oficer policie, ka vrarë Elton Brahimajn në një operacion policor. Pas kësaj në vitin 2001 u vra Astrit Braçe dhe i biri, ndërsa mendohet se Sulo vrau të afërmin e autorëve në kuadër të gjakmarrjes Adrian Mollën. Sulo përfundoi dënimin për armëmbajtje pa leje vetëm një muaj më pare. /ABCNews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco