Plagosi shitësen në Shkodër, i arrestuari që dyshohet si hakmarrës: Nuk kam  qëlluar, s'kam lidhje fare

Plagosi shitësen në Shkodër, i arrestuari që dyshohet si hakmarrës: Nuk kam qëlluar, s'kam lidhje fare

10:45, 23/02/2017
A+ Aa A-

Shkëlzen Xhenja, 25-vjeçari  i arrestuari për plagosjen me armë të shitëseje në Shkodër të shtunën që shkoi, ka dalë sot para gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë.

Por Xhenja nuk e ka pranuar autorësinë dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me ngjarjen. Po ashtu, avokati i tij ka deklaruar se nuk ka prova që ta bëjnë me faj klientin e tij.

Ishte Flutura Muça, një grua 49 vjeçe, që mbeti e plagosur me armë zjarri rreth ores 12.30 të së shtunës në lagjen Fahri Ramadani. Ajo ishte duke shitur në dyqanin e saj kur është qëlluar nga dy persona të cilët lëviznin me motorçikletë.

Muça është motra e Suela Sulës, gruas së vrarë në muajin prill të 2016-es nga bashkëshorti i saj Sadetin Sula në tualetin e mobilerisë së tyre dhe një nga pistat e hetimit lidhet më këtë ngjarje. Sipas Fluturës, atentati është hakmarrje e porositur ndaj saj nga Sadetin Sula, kunati që ndodhet në burg, pasi atë e ka akuzuar për vrasjen e motrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco