'Do të vetëvritem!' Fqinjët shpëtojnë plakun, Policia e merr në hetim

'Do të vetëvritem!' Fqinjët shpëtojnë plakun, Policia e merr në hetim

12:12, 23/01/2017
A+ Aa A-

Policia e Krujës ka filluar dje më 22 janar 2017, proçedimin penal në gjendje të lirë për shkak të moshës ndaj 91-vjeçarit nga Kruja me iniciale N.P. 

N.P. rreth orës 13:30, në gjendje depresioni, në banesë, ka  tentuar të vetëvritet me armë zjarri. Me të marrë njoftim menjëherë kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se 91-vjeçari që kishte bërtitur duke pohuar se do vetëvritej dhe ishte dëgjuar komshinjtë, kishte qënë mirë nga gjendja shëndetësore.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti një pushkë  model 56,  kalibër 7.62 mm dhe një automatik model 56 kalibër 7.62 mm me 111 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Shkaktimi i vetëvrasjes”parashikuar në nenet 278/2 dhe 99  të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco