VIDEO/ Me 114 km/orë në rrugën e Kavajës, i riu ‘fluturon’ në qendër të Tiranës

VIDEO/ Me 114 km/orë në rrugën e Kavajës, i riu ‘fluturon’ në qendër të Tiranës

09:04, 18/02/2018
A+ Aa A-

Një i ri është kapur nga policia duke udhëtuar me 114 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale duhej të ishte 40 kilometra në orën. Aksioni i policisë rrugore është bërë në Tiranë gjatë natës.

Në rrugën e Kavajës në qendër shumë të banuar ku shpejtësia e lejueshme është 40 km/orë, drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ 28-vjeçari me incialet O. K., qarkullonte me mjetin luksoz te tij me shpejtësi 114 km/orë.

Drejtuesit të mjetit ju tërhoq Leja e Drejtimit për të dale në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara. ‘Kjo shpejtësi është rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesit e tjerë të rrugës’, thotë policia në tekstin ku ka bërë publike edhe videon.

‘Qarkulloni sipas normave të lejuara se jeta nuk riparohet në rast se e vret’, është apeli i Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco