Eksplozivi në makinë, shënjestra është nëndrejtor i ALUIZNI dhe i afërm i Vangjush Dakos

Eksplozivi në makinë, shënjestra është nëndrejtor i ALUIZNI dhe i afërm i Vangjush Dakos

19:05, 14/11/2016
A+ Aa A-

Personit që iu vendos lëndë plasëse në makinë në qytetin e Durrësit është nëndrejtori i ALUIZNI-t në qytetin bregdetar dhe i afërm i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Shpërthimi ndodhi në shëtitoren ‘Taulantia’ dhe dyshohet se ngjarja ishte më shumë një paralajmërim se sa atentat. Kjo për shkak të sasisë së vogël të tritolit të vendosur në pjesën e përparme të fuoristradës Land Rover.

Theksojmë gjithashtu se në makinë nuk kishte asnjë person kur ndodhi shpërthimi, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pronari i automjetit është Gerti Aleksi dhe nga verifikimet e para të policisë nuk rezulton të jetë me precedent penal. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe identifikimin e autorit

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco