Arsimtarët drejt bojkotimit të mësimit/ Ja nga cili qytet nis paralajmërimi ndaj Ramës...

Arsimtarët drejt bojkotimit të mësimit/ Ja nga cili qytet nis paralajmërimi ndaj Ramës...

23:45, 12/12/2017
A+ Aa A-

Mësuesit paralajmërojnë bojkotin e mësimit. Kjo do të ndodh pas janarit të këtij viti, ndërsa paralajmërimi bëhet nga kreu i Sindikatës së Arsimit në Shkodër Arian Peraj.

Përmes një statusi në profilin e tij, Peraj njofton se në rast nuk do të merren parasysh nga Ministria e Arsimit kërkesat e sindikatës atëherë do të bojkotohet procesi mësimor deri në plotësimin e këtyre kërkesave.  Peraj thotë se nuk ka rrugë tjetër përveç bojkotit.

“Kolegët mësuesa më pyesin se si do vijojë aksioni sindikal pas firmosjes së formularit për këtë qëllim ?!

Së pari kolegë të nderuar keni vlerësimin dhe respektin maksimal për gatishmërinë e përqafimit të kësaj nisme dhe përgjegjësinë dinjitoze ndaj vehtes dhe profesionit tonë të nderuar.

Rrugët dhe mundësitë për vijimin e aksionit sindikal janë të sanksionuara në Kushtetuten e RSH dhe në Kodin e Punës ndaj askush të mos mendojë se pas gadishmërisë dhe përkrahjes suaj do të ketë kthim prapa në rrugën e nisur.

Duke mos u marrë shumë me hollësitë kohore dhe teknike, të cilat pa merak do ti respektojmë në mënyrë korrekte,unë duke patur në vëmëndje propozimet dhe idetë tuaja, propozoj që aksioni ynë duhet të finalizohet në: “bojkotimin e proccesit mësimor që nga dita e parë e fillimit të këtij proccesi në janar 2018-të dhe mosvijimin e tij deri në plotësimin e tri kërkesave tona ! ” Besoj në gatishmërinë, qëndresën dhe forcën tonë”, shkruan Peraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco