Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

23 Janar 1916, u vra Isa Boletini

23 Janar 1916, u vra Isa Boletini

10:54, 23/01/2018
A+ Aa A-
Në Podgoricë, më 23 Janar 1916, u vra pabesisht nga malazezët heroi i kombit shqiptar Isa Boletini. Bashkë me të ranë edhe djemtë e tij Halili dhe Zahidi, dy nipërit,dhe tre luftëtarë të tjerë. Isa Boletini ishte vetëm 17 vjeç kur mori pjesë në luftimet që zhvilluan njësitë e “Lidhjes së Prizrenit” kundër forcave osmane. Ishte një ndër themeluesit dhe drejtuesit e “Lidhjes Shqiptare të Pejës”, dhe organizator i “Kuvendit të Ferizajt”. Në vitin 1912 ishte në krah dhe në mbrojtje të Ismail Qemalit në ngritjen e Flamurit. Ai organizoi forcat e armatosura në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës. Në 51 vite jetë Isa Boletini me trimëri e vendosmëri luftoi si pak të tjerë për kombin shqiptar. /qmksh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco