Robin Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez

Robin Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez

22:20, 04/05/2024

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, do të rikthehet sonte në ring pas fitores ndaj Nadjib Mohammedi.

Krasniqi sonte kundërshtar do ta ketë boksierin portugez, Jorge Silva.

Jorge, i cili vjen nga Portugalia ka 22 fitore dhe nëntë humbje në karrierë.

Krasniqi ka zhvilluar deri më tani 60 ndeshje, ku ka 53 fitore dhe shtatë humbje.

Meçi zhvillohet në “Neue Sporthalle”, në Augsburg të Gjermanisë dhe pritet të nisë nga ora 23:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco