Ndeshjet miqësore, ja kur do t’i zhvillojë Shqipëria U-17 përballjet me Malin e Zi U-17

Ndeshjet miqësore, ja kur do t’i zhvillojë Shqipëria U-17 përballjet me Malin e Zi U-17

09:39, 15/05/2024

Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi U-17.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Malit të Zi që dy sfidat të luhen në datat 22 dhe 24 maj.

Takimi i parë do të zhvillohet në Podgoricë më datë 22 maj në ora 17:45, ndërsa sfida e dytë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 24 maj në ora 20:30.

Kombëtarja U-17 zhvilloi edhe një takimit miqësor me Slloveninë U-17 më datë 18 prill, ku kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi triumfuan 2-1 në Ajdovščina Slloveni.

Edhe këto ndeshje miqësore me Malin e Zi U-17 do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te raundin i parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Pak ditë më parë u hodh shorti në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës dhe Shqipëria U-17 u pozicionua në Grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe.

Shqipëria U-17 është e kualifikuar automatisht në finalet e Europianit U-17 pasi ky event madhor do të organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco