VIDEO/ Ronaldo shënon tripletë në fitoren e thellë të Al Nassr

VIDEO/ Ronaldo shënon tripletë në fitoren e thellë të Al Nassr

22:01, 04/05/2024

Al Nassr ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Al Wehdas në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

Në këtë takim si shpeshherë këtë sezon shkëlqeu portugezi Cristiano Ronaldo, i cili ia doli të shënojë tripletë.

Serinë e golave Ronaldo e hapi në minutën e pestë, duke shënuar për rezultatin 1-0.

Ai nuk u ndal më kaq, dhe gjeti golin e dytë vetëm disa minuta më vonë më saktësisht në minutën e 12-të për rezultatin 2-0.

Para se Ronaldo të kompletonte tripletën e tij në këtë takim, Al Nassr gjeti golin edhe në dy raste të tjera përmes Otavios (18’) dhe Sadio Mane (45’).

Golin e tretë Ronaldo e shënoi në minutën e 52-të të takimit pas asistimit të Sadio Mane.

39-vjeçari tani numëron 32 gola të shënuar këtë sezon në Ligën Saudite, teksa ka kontribuar edhe me 10 asistime.

Ky ishte tregolëshi i 66-të në karrierë për portugezin, ndërsa ishte goli i 60-të për të me fanellën e ekipit arab që kur u bë pjesë e Al Nassr në merkaton e janarit të vitit të kaluar nga Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco