La Liga/ Real Madridi vetëm një pikë larg titullit kampion

La Liga/ Real Madridi vetëm një pikë larg titullit kampion

18:30, 04/05/2024

Vjen edhe fitorja e shtatë radhazi në La Liga për Realin e Madridit.

Skuadra e Carlo Ancelottit mposhti 3-0 Cadizin, dhe tashmë nevojitet vetëm një pikë për të fituar titullin kampion, që do të jetë i 36-ti në histori.

Zyrtarizimi mund të vijë edhe nëse Barcelona nuk arrin të triumfojë në derbin katalanas përballë Gironës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që vendasit nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të takimit, gjatë së cilit realizuan tri herë me anë të Brahim Diaz, Jude Bellingham dhe Joselut.

18 gola në kampionat në sezonin e parë në Spanjë për Bellingham, i cili numëron vetëm një gol më pak se ukrainasi Dovbyk i Gironës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco