VIDEO emocionuese/ Djali i saj firmosi me Realin, nëna e Arda Guler nuk i mban dot lotët gjatë prezantimit

VIDEO emocionuese/ Djali i saj firmosi me Realin, nëna e Arda Guler nuk i mban dot lotët gjatë prezantimit

15:39, 07/07/2023

Arda Guler ka përjetuar një moment emocionues në ditën e prezantimit të tij me Real Madridin. Talentit të ri të madrilenëve iu desh të largonte shikimin nga video me momentet e tij më të mira për t’i dhënë forcë nënës së tij, e cila nuk mund të ndalonte së qari nga emocioni i një dite kaq të rëndësishme.

Nëna e lojtarit të ri turk ishte përlotur , krenare që pa djalin e saj në një moment kaq të rëndësishëm të jetës së tij. Arda Guler u shqetësua për nënën e tij, i fshiu lotët me dorë dhe i dhuroi menjëherë një puthje emocionuese në faqe për ta bërë atë të ndalonte së qari dhe të kthente lotët në një buzëqeshje.. dhe kështu ndodhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco