Bastoni: Të lodhur? Energjitë për Manchester Cityn gjenden vetë

Bastoni: Të lodhur? Energjitë për Manchester Cityn gjenden vetë

19:43, 26/05/2023

Ndeshja e Kupës së Italisë në “Olimpico” ishte ndeshja e 54-t e sezonit të Interit, në një vit që pati edhe Kupën e Botës në Katar në nëntor-dhjetor, ndaj lodhja mes lojtarëve është e kuptueshme.

Alesandro Bastoni ka kërkuar që kjo të mos shërbejë si alibi për fundsezonin e Interit.

“Ne jemi të stërvitur për momente të tilla, jemi profesionistë. Stafi sigurisht që na ndihmon shumë dhe punon me ne. Siç tha Handanoviç, fitoret të ndihmojnë për të sjellë të tjera fitore. Ne e dimë sa e rëndësishme është sfida ndaj Atalantës të shtunën dhe ajo e 10 qershorit ndaj Cityt. Energjitë gjenden vetë”, u shpreh mbrojtësi italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco