Guardiola pas triumfit ndaj Bayern: Rezultat mahnitës, por unë e di çfarë do të thotë të luash në Munich

Guardiola pas triumfit ndaj Bayern: Rezultat mahnitës, por unë e di çfarë do të thotë të luash në Munich

10:02, 12/04/2023

Manchester City triumfoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Bayern Munich, nën deshjen e parë të çerek-finale në Champions League

Për fitoren, pas ndeshjes foli dhe tekniku i anglezëve, Pep Guardiola, i cili edhe pse e sheh veten në avantazhin e trefishtë u shpreh se në Munich presin një luftë të vërtetë përballë gjermanëve.

“Ishte një ndeshje vërtet e mirë në Champions, skuadrat më të mira u përballën me njëra-tjetrën dhe për 55-60 minuta loja ishte e barabartë. Rodri shënoi një gol të pabesueshëm, por ne nuk mundëm të kontrollonim krahët ku vepronin Musiala dhe Gnabry.

Në 5-15 minutat e para të pjesës së dytë kundërshtari luajti më mirë dhe krijoi raste. Por pas kësaj ne ndryshuam disa gjëra dhe u dukëm më të fortë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Është një rezultat mahnitës, por e di se çfarë do të thotë të luash në Munich. Duhet të krijojmë diçka të re në mënyrë që të mos vuajmë aq shumë nga aftësia e kundërshtarit dhe të kemi sukses”,- u shpreh tekniku Guardiola, pas fitores magjike të Manchester City në “Etihad Stadium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco