Manchester City shkëlqen në çerekfinalen e parë ndaj Bayernit

Manchester City shkëlqen në çerekfinalen e parë ndaj Bayernit

22:58, 11/04/2023

Manchester City luajti në “Eithad” kundër Bayernit të Mynihut çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

Kampionët e Anglisë fituan me rezultatin e pastër 3-0, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinales.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e anglezëve, me supergolin e shënuar nga Rodri në minutën e 28-të.

Kampionët e Premier League dyfishojnë shifrat në minutën e 70-të, ku pas një gabimi në mbrojtjen e bavarezëve, Bernardo Silva përfiton dhe e dërgon topin në rrjetë.

Më pas, nuk mungon Haaland të vërë firmën e tij, duke realizuar golin e tretë në të 77’.

Ky gol vulosi rezultatin final 3-0, teksa do të luhet takimi i kthimit në Mynih më 19 prill.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco