Interi nuk fal në Portugali, zikaltrit e Inzagit hedhin një hap të sigurt drejt gjysmëfinales

Interi nuk fal në Portugali, zikaltrit e Inzagit hedhin një hap të sigurt drejt gjysmëfinales

22:55, 11/04/2023

Inter regjistron fitoren më të rëndësishme në momentin më të keq të sezonit, por suksesi i kësaj të marte mund të caktojë edhe fatet e të ardhmes së kësaj skuadre.

Milanezët triumfojnë 2-0 në “Da Luz” kundër Benfica-s që konsiderohej një kundërshtar i vështirë por i tillë ishte vetëm në një fraksion të shkurtër loje në pjesën e parë pasi skuadra e Simone Inzaghit i kishte marrë mirë masat e fushës.

Zikaltërit i gjetën dy golat në pjesën e dytë, fillimisht me Nicolo Barellën dhe më pas me Romelu Lukakun që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në San Siro, Inter niset i qetë dhe me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco