Manchester City-Bayern Munchen, statistikat e dy skuadrave në përballjet direkte

Manchester City-Bayern Munchen, statistikat e dy skuadrave në përballjet direkte

19:32, 11/04/2023

Magjia e futbollit evropian rikthehet sonte. Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit evropian të klubeve, Champions League, rikthehet sonte, ku sfida më e shumëpritur është Manchester  City-Bayern Munchen.

Kampionët e Anglisë dhe të Gjermanisë do të përballen në “Etihad Stadium”, atje ku pritet të jetë spektakël i vërtetë.

Për Bayernin mungon sulmuesi Chupo-Mouting, mbrojtësi Hernandez dhe portieri Neuer, teksa për Manchester Cityn nuk do të paraqitet Foden.

Gjatë historisë, këto dy klube janë përballur në 10 ndeshje, në të cilat secila skuadër ka nga 5 fitore.

Mirëpo, sa i përket këtij kompeticioni, përsëri këto dy klube janë barabarta në aspektin e fitoreve, nga 3 secila.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco