Vedat Muriqi futet në mes të golashënuesve historikë të Mallorcas

Vedat Muriqi futet në mes të golashënuesve historikë të Mallorcas

17:32, 11/04/2023

Vedat Muriqi e ka futur veten në mesin e golashënuesve më të mirë të La Ligas në këtë sezon.

Vetëm Robert Lewandowski (17), Karim Benzema (14) dhe Enes Unal (13), kanë më shumë gola sesa ylli kosovar pas 28 ndeshjesh të zhvilluara në kampionatin spanjoll.

Por, prizrenasi po hyn dalëngadalë edhe në histori të klubit ishullor.

Natyrisht, “Pirati” do ta ketë të vështirë t’i arrijë 27 golat e Guizas, i cili mbetet golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Muriqi nuk është larg 17 golave të legjendës kamerunase, Samuel Eto’o dhe 18 të Diego Tristan, të cilët kanë lënë gjurmë dhe zënë vendet 3-4 në histori të klubit sa u përket golave të shënuar brenda një sezoni, ndërsa vendin e dytë e mban Enrique Magdaleno me 19 gola sezonalë.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe Lazios i ka në dispozicion edhe 10 ndeshje deri në fund të sezonit për t’i arritur të lartpërmendurit.

Së fundmi, përfaqësuesi kosovar i realizoi dy gola në barazimin e Mallorcas 3-3 me Real Valladolidin.

Muriqi ka shënuar 12 gola në 25 ndeshje, ndërsa i ka dhuruar edhe dy asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco