Napoli në emergjencë, s’ka asnjë sulmues për duelin e Championsit me Milanin

Napoli në emergjencë, s’ka asnjë sulmues për duelin e Championsit me Milanin

16:57, 11/04/2023

Spaleti në hall, të gjithë sulmuesit e Napolit të dëmtuar për sfidën ndaj Milanit

Kush do të jetë në sulm kundër Milanit? Për Luciano Spaletin një enigmë e vërtetë një ditë para ndeshjes së parë të çerekfinales së Champions-it në “San Siro”.

Edhe në stërvitjen e mëngjesit të djeshëm Viktor Osimhen ka punuar veçmas fillimisht në fushë e më pas në palestër dhe kështu rikuperimi i tij po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar.

Nga ana tjetër, e sigurt është mungesa e Simeones, i cili iu nënshtrua terapive të nevojshme për t’u rikuperuar nga problemi muskulor i akuzuar ndaj Leçes.

Megjithatë, lajmi i ditës ka të bëjë me Xhakomo Raspadorin, i cili u stërvit në fushë, por jo me grupin.

Stërvitja e sotme bëhet kështu vendimtare për të kuptuar se kush mund të grumbullohet për ndeshjen e së mërkurës mbrëma.

Liga e Kampionëve është gara e “detajeve”, Kupa ku gjithçka mund të ndryshojë në çdo moment.

Kështu Napoli arrin në përballjen me Milanin me një sulm, ku lojtarët janë të numëruar, në mos zero.

Një emergjencë totale, duke qenë se edhe Raspadori i vetmi fakt i sigurt po përballet me probleme muskulore që e kanë detyruar të kryejë punë individuale.

Pikërisht si Osimhen që me shumë pak gjasa do të jetë pjesë e ekspeditës në “San Siro”.

Sot, sulmuesi nigerian do t’u nënshtrohet testeve të reja mjekësore për të vlerësuar evolucionin e problemit të muskulit të brendshëm të kofshës, por edhe nëse ai do të ishte në gjendje të stërvitej me shokët e tij të skuadrës në seancën e pragut, do të ishte përsëri hera e parë që nga kthimi që nga paranteza me kombëtaren.

Shumë pak për të imagjinuar përdorimin e tij në një sfidë kaq të nxehtë. Ose, më thjesht, shumë e rrezikshme.

Thënë dhe nënvizuar se për momentin nuk ka siguri për rikthimin e tij në grup.

Në orët e fundit po merr formë edhe hipoteza Kvaratskelia në rolin e nëntës false, por vendimet e fundit do të merren nesër.

Me pak fjalë, tani Spaleti ka kaq shumë dyshime dhe, mund të betohemi, se ndien edhe shumë zhgënjim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco