Befason Ancelotti: Jam tifoz i Chelsea, pres një tjetër natë magjike në 'Bernabeu'

Befason Ancelotti: Jam tifoz i Chelsea, pres një tjetër natë magjike në 'Bernabeu'

16:39, 11/04/2023

Carlo Ancelotti është gati të përballet me Chelsea në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Ndeshja e nesërme nuk është vendimtare, por mund të na japë avantazhin për të menaxhuar më mirë ndeshjen e dytë, – tha trajneri i Real Madridit në konferencë.

Jemi të emocionuar, duam një natë tjetër magjike në ‘Bernabéu’. Një finale e mundshme kundër Milanit? Paolo Maldini dhe unë nuk kemi kujtime të mira nga Stambolli. Unë dua gjithë të mirat e botës për të, Paolo ishte kapiteni dhe shoku im i skuadrës. Nëse mundemi do të shihemi në ditëlindjen time (që është datë e njëjtë me finalen e Stambollit), do të ishte shumë mirë”.

Trajneri italian ka konsiderata për Chelsea, ekip të cilin e ka drejtuar në të shkuarën: “Ata kanë një ekip të nivelit të lartë, por tani nuk po argëtohen. Ndoshta kjo është arsyeja pse motivimi i tyre nesër mund t’i shtyjë të japin gjithçka. Unë jam i trishtuar për momentin e tyre, natyrisht, sepse në dy vitet që kam drejtuar atje, kam kaluar shumë mirë, kam kujtime të shkëlqyera.

Unë jam një tifoz i Chelsea. Nëse mund të kthehem atje? Jo, shpresoj që Lampard të bëjë një punë të mirë me ta. Ai ishte një futbollist i madh, ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe mund të bëjë shumë mirë edhe si trajner”.

Për ndeshjen, Ancelotti shtoi: “Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë. Ka një motivim të madh në këto lojëra, Chelsea ka një skuadër të nivelit të lartë. Ne do të përpiqemi të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë siç bëmë kundër Barcelonës. Është një raund 180 minutësh, vendimtar, duhet t’i menaxhojmë si duhet të dyja ndeshjet”.

Për Valverden, pas sherrit me Buena: “E pashë mirë, është i motivuar dhe po stërvitet mirë. Ai ka cilësi të veçanta njerëzore. Nuk dua të komentoj atë që ndodhi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco