Xavi dhe Arteta 'shënjestrojnë' mesfushorin belg

Xavi dhe Arteta 'shënjestrojnë' mesfushorin belg

12:52, 10/04/2023

 

''Duket se Tielemans dhe Leicester City i kanë mbyllur bisedimet për rinovimin e kontratës pasi nga ana e lojtarit nuk është dhënë asnjë dritë jeshile për diçka të tillë. Me disa klube angleze të interesuara dhe oferta nga spanja duket se Tielemans po mendon ndryshimin e ligës.

Lojtari ka qenë në radarët e Barcelonës prej disa kohësh, por ka rezistuar në të kaluarën. Klubi beson se ai tashmë është më i interesuar për tu bashkuar me katalanasit. Ai po ndiqet nga afër nga bordi drejtues i spanjollëve dhe shikohet si zëvëndësuesi ideal i Sergio Busquets në repartin e mesfushës.

Pavarësisht interesimit të madh dhe pëlqimit që Xavi ka për belgun, Barcelona nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e lojtarit pasi në garë për shërbimet e këtij të fundit është edhe Arsenal. Arteta shpesh ka thurur elozhe për Tielemans dhe së shpejti pritet dhe oferta zyrtare e Topçinjëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco