Ditë vendimtare për Osimhen, nigeriani rikthehet në stërvitje me grupin

Ditë vendimtare për Osimhen, nigeriani rikthehet në stërvitje me grupin

11:26, 10/04/2023

 

Sot do të jetë një ditë vendimtare për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe nëse Osimhen do të jetë gati për Milanin të mërkurën në Champions. Sulmuesi nigerian do të kthehet sot në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Kjo është një mundësi e mirë për teknikun Spalletti, i cili mund të kuptojë nëse sulmuesi i tij kryesor është në gjendje për t’u rikthyer. Nga ana tjetër, një dëmtim në ndeshjen ndaj Lecces në Serie A, pësoi dhe sulmuesi tjetër i Napolit, Giovanni Simeone.

Deri më tani, i dispouneshëm për Spallettin është vetëm 23-vjeçari italian, Giacomo Raspadori. Megjithatë, ky i fundit nuk është një sulmues qendror i mirëfilltë pasi pozicioni i tij është të luajë si sulmues i dytë.

Mungesat e rëndësishme të Osimhen dhe Simeone, do të ishin me të vërtetë një bonus i madh për skuadrën e Milanit dhe për ecurinë e tyre në Champions League

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco