Futbollisti i KF Dukagjini nga Gjakova hyn në fushë dhe grushton gjyqtarin kryesor, arrestohet nga policia

Futbollisti i KF Dukagjini nga Gjakova hyn në fushë dhe grushton gjyqtarin kryesor, arrestohet nga policia

08:03, 10/04/2023

Jo rrallëherë jemi mësuar të shohim veprime të dhunshme dhe huligane të grupeve të tifozëve nëpër stadiumet e Kosovës. Kjo në vazhdimësi është vlerësuar si tejet shqetësuese, pasi prish imazhin e sportit në vend. Përveç përleshjeve mes grupeve, sulmeve në drejtim të futbollistëve e basketbollistëve të ekipeve të ndryshme, shpeshherë në raste të tilla janë përfshirë edhe vet ata.

Kështu ka ndodhur të dielën në stadiumin Ruzhdi Ramosaj në Deçan, ku ka pasur ndeshje futbollistike mes KF Deçanit dhe skuadrës nga Gjakova, KF Dukagjini.

Burimet e Sinjalit kanë bërë në dije se këtë herë në rast është përfshirë një futbollist i KF Dukagjini, T.P., i cili po dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, P.K., Ky i fundit u grushtua nga futbollisti, i cili doli nga banka rezervë dhe iu fut në fushë, duke e goditur.

Me t’u tensionuar situata, Policia ka intervenuar duke e arrestuar futbollistin e dyshuar, ndërsa gjyqtari është dërguar në Qendrën Emergjente për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndryshe, këtë ndeshje e ka fituar KF Deçani, me rezultat 5:2 ndaj KF Dukagjinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco