Dardan Berisha shkëlqen në fitoren e parë të Prishtinës në ENBL

Dardan Berisha shkëlqen në fitoren e parë të Prishtinës në ENBL

21:11, 20/12/2022

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e parë në ligën ndërkombëtare të basketbollit, ENBL (European North Basketball League).

Kryeqytetasit triumfuan sonte në udhëtim kundër Zielona Goras.

Ndeshja e zhvilluar në Qendrën Rekreative dhe Sportive të qytetit polak përfundoi me rezultatin 75:89.

Dardan Berisha shkëlqeu në këtë takim me 28 pikë, teksa Dustin Thomas shtoi 17 sosh.

Te skuadra polake u dallua Bryce Alford me 19 pikë.

Prishtina tani ka bilanc prej dy humbjeve dhe një fitoreje.

Prishtina nesër do të përballet me skuadrën tjetër polake, Polski Cukier Start Lublin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco