Macron ngushëllon Mbappen: Blutë na bënë të ëndërrojmë

Macron ngushëllon Mbappen: Blutë na bënë të ëndërrojmë

20:33, 18/12/2022

Reagimi i parë i Emmanuel Macron pas humbjes së Francës në finale ndaj Argjentinës erdhi në Twitter.

Presidenti francez, i cili ndodhet në Doha ku ndoqi finalen e madhe, megjithëse i trishtuar nga rezultati, mbajti kokën lart duke shkruar në Twitter: “Blutë na bënë të ëndërrojmë”.

Macron është kapur nga kamerat televizive duke festuar furishëm “kthimin” e Francës për të fituar kupën, megjithatë finalja nuk ishte ajo që ai dëshironte.

Pas përfundimit, presidenti francez zbriti në fushë për të ngushëlluar Didier Deschamps dhe lojtarët e Kombëtares së Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco