Konfirmohet nga Klopp, Liverpooli në bisedime me Firminon për zgjatje të kontratës

Konfirmohet nga Klopp, Liverpooli në bisedime me Firminon për zgjatje të kontratës

17:00, 12/11/2022

Jurgen Klopp ka konfirmuar se nisjen e bisedimeve me Roberto Firminon për zgjatje të kontratës.

E ardhmja e brazilianit është ende e paqartë, teksa ai po kalon vitin e fundit të kontratës me “Të Kuqtë”.

Megjithatë, ka shpresa se Firmino mund të rinovojë kontratën me Liverpoolin.

“Bisedat normale po zhvillohen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Klopp.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit skadon me 30 qershor 2023.

Roberto Firmino është pjesë e Liverpoolit nga vera e vitit 2015.

Ai deri më tani ka regjistruar 347 paraqitje në të gjitha garat; ka shënuar 106 gola dhe ka kontribuar me 78 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco