Nga Donaruma te Bonuçi, Verrati e Kieza. Italia publikon listën me yjet për miqësoren me Shqipërinë

Nga Donaruma te Bonuçi, Verrati e Kieza. Italia publikon listën me yjet për miqësoren me Shqipërinë

09:38, 12/11/2022

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka grumbulluar 31 futbollistë për ndeshjet miqësore të muajit nëntor, ndaj Shqipërisë dhe Austrisë. Tekniku i të kaltërve nuk ka kursyer emrat e mëdhenj, duke ftuar lojtarët të cilët në këto momente cilësohen si shtyllat e grupit të kësaj përfaqësueseje dhe kontribuuan në verën e kaluar në fitoren e Europianit.

Kështu, në listë janë emrat më të njohur si Donaruma, Verrati, Bonuçi, Barela, Tonali apo edhe Kieza i sapokthyer nga dëmtimi.

Por nuk mungojnë edhe emra të rinj, mes të cilëve Faxholi dhe Mirante të Juventusit, apo Pafundi i Udinezes, të cilët janë disa lojtarë që Mançini i monitoronte prej kohësh. Ndeshja Shqipëri-Itali zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në orën 20:45.

LISTA E ITALISË

PORTIERË: Xhianluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Empoli);

MBROJTËS: Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Emerson Palmieri (Uest Hem), Federiko Gati (Juventus), Paskuale Mazoki (Salernitana), Xhorxhio Skalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta);

MESFUSHORË: Nikolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Nikolo Faxholi (Juventus), Davide Fratesi (Sasuolo), Fabio Mireti (Juventus), Mateo Pesina (Monza), Samuele Riçi (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marko Verrati (PSG);

SULMUES: Federiko Kieza (Juventus), Uilfrid Njonto (Lids), Vinçenco Grifo (Frajburg), Simone Pafundi (Udineze), Mateo Politano (Napoli), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluka Skamaka (Uest Hem), Nikolo Zaniolo (Roma).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco