VIDEO/ Vendi i dytë për Interin, ja si e përjetuan zikaltrit në ‘San Siro’ humbjen e titullit

VIDEO/ Vendi i dytë për Interin, ja si e përjetuan zikaltrit në ‘San Siro’ humbjen e titullit

20:29, 22/05/2022

Fitorja e Interit ndaj Sampdorias nuk ka mjaftuar që ziklatrit të triumfojnë në garën e titullit ndaj Milanit, me kuqezinjtë që janë shpallur kampionë.

Në përfundim të 90 minutave lojtarët zikaltër nuk e kanë fshehur hidhërimin për këtë fakt, me disa prej tyre që kanë shpërthyer në lot në fund të sfidës.

Lautaro Martinez, Di Marco dhe Ranochia kanë qenë ndër kryesorët që nuk i kanë përmbajtur emocionet me tifozët të cilët i kanë mbështetur duke brohoritur emrat e tyre dhe duke i ftuar të ngrenë kokën lart dhe ta marrin këtë disfatë si një mënyrë për t’u motivuar për sezonin e ardhshëm.

Skuadra është bashkuar në fund poshtë tribunës kryesore të “San Siro”-s për t’i falenderuar fansat për suportin gjatë këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco