Kritika të ashpëra për ‘’regjimin’’ që Ronaldo i bën djalit të tij për stërvitjet, sidomos për foton e fundit

Kritika të ashpëra për ‘’regjimin’’ që Ronaldo i bën djalit të tij për stërvitjet, sidomos për foton e fundit

14:46, 18/05/2022

Cristiano Ronaldo ka postuar një foto në rrjetet sociale me djalin ne tij – Cristiano Jr., që luan në akademinë e të rinjve të Manchester United.

Të dy po i nënshtroheshin një seance krioterapie dhe menduan të ekspozonin fizikun e tyre të skalitur.

“Kohë rikuperimi me djalin tim”, ka shkruar sulmuesi i Djajve të Kuq, i cili zakonisht i nënshtrohet kësaj praktike në fund të seancave stërvitore për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të ulur lodhjen.

Disa vlerësuan qëndrueshmërinë e portugezit 37-vjeçar, i cili ishte shumë i vëmendshëm ndaj fizikut të tij, të tjerë kritikuan përpikërinë e tij të tepruar dhe përfshirjen e djalit të tij në një praktikë të pazakontë për një djalë 11-vjeçar.

Ronaldo filloi ta përdorte makinën e krioterapisë që në vitin 2013, kur ishte lojtar i Real Madridit dhe kërkoi që ajo të instalohej edhe në Manchester.

Fotoja me të birin ka mbledhur më shumë se 13 milionë pëlqime në pak orë dhe ka ngjallur shumë reagime, të cilat portugezi duket se nuk i merr seriozisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco