Zbulohet skandali i Milanit me biletat për tifozët e Fiorentinës

Zbulohet skandali i Milanit me biletat për tifozët e Fiorentinës

16:00, 29/04/2022

Vetëm 200-300 tifozë të Fiorentinës thuhet se do të jenë në stadiumin San Siro të dielën, pas ‘gabimit’ të Milanit në shitjen e biletave.

Drejtori i Fiorentinës, Joe Barone, sulmoi klubin kuqezi, duke thënë se ata kishin treguar mungesë respekti duke lejuar tifozët e tyre të blinin bileta për sektorin mysafirë në San Siro për ndeshjen e së dielës midis Milanit dhe Fiorentinës.

Sipas gazetës La Repubblica, vetëm 200-300 tifozë të Fiorentinës do të jenë në sektorin mysafir të dielën, ndërsa pjesa tjetër e stadiumit, i cili do të shitet me mbi 75 mijë tifozë, do të jetë i ngjyrosur kuqezi.

Milani nxori në shitje të gjitha biletat pa kufizime, kështu që tifozët e tyre u lejuan të blinin bileta hyrje edhe në sektorin e dedikuar për tifozët e Fiorentinës.

Barone nuk ishte i vetmi që bëri të dëgjohet zëri i tij, pasi edhe Accvc dhe Atf, dy grupet që mbledhin ultrasit e Fiorentinës, kanë protestuar me deklarata zyrtare.

“Situata është mjaft e pabesueshme pasi tifozët e Milanit blenë bileta për sektorin mysafir pasi pjesa tjetër e stadiumit u shit”.

“Shumë tifozë të Fiorentinës kanë organizuar udhëtimin e tyre, duke pritur për të blerë biletat e tyre, me shpresën për të gjetur një zgjidhje për këtë histori të keqe”, thuhet në reagimin e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco