Dinamo-Kastrioti, mbyllet pa gola pjesa e parë

Dinamo-Kastrioti, mbyllet pa gola pjesa e parë

15:39, 11/04/2022

Dinamo dhe  Kastrioti po pëballen në  “Elbasan Arena”, në atë që pritet të jetë një duel i vështirë për të dyja skuadrat.

“Blutë” e kryeqytetit kanë pasur një ecuri shumë negative në javët e fundit dhe renditet në vend të nëntë me vetëm 23 pikë të grumbulluara, duke rrezikuar seriozisht rënien nga Superiorja, vetëm një vit pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Skuadrës që tashmë drejtohet nga trajneri italian Rodolfo Vanoli, i duhen sa më shumë pikë dhe kjo duket shumë e vështirë në këtë moment, por matematikisht është ende në lojë.

Nga ana tjetër krutanët që qëndrojnë në vend të tetë me 31 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të shtatë, por me një takim më pak, po ashtu janë në kërkim të pikëve që të shpëtojnë nga zona e rrezikut. Ekipi i trajnerit Çela ka pasur ecuri pozitive së fundmi, ndërsa të takimin re raundit të 27-të fitoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-2 në transfertë.

Trajnerët Vanoli dhe Çela kanë zgjedhur formacionet dhe te Dinamo vihet re rikthimi i portierit 17-vjeçar Simon Simoni, i cili ishte jashtë fushës së blertë që nga ndeshja e kombëtares U-21 kundër Anglisë, ku mbeti i dëmtuar.

Dinamo-Kastrioti (0-0)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco