Barazimi kundër Torinos, Pioli: I duhej dhënë ritëm ndeshjes, na mungoi qartësia

Barazimi kundër Torinos, Pioli: I duhej dhënë ritëm ndeshjes, na mungoi qartësia

09:49, 11/04/2022

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është lodhur duke diskutuar se kush është favorit për të fituar Scudetton pasi skuadra e tij humbi pikë në barazimin 0-0 kundër Torinos.

Për DAZN ai deklaroi: “I thashë gjyqtarit që të mos thotë që rikuperojmë dhe më pas nuk bën asgjë për të mos humbur ritmin e ndeshjes.

Sa luhet në minutat shtesë? I duhet dhënë ritëm ndeshjes. Bëmë gjithçka për të mos i lënë pikë referimi Torinos. Nuk krijuam shumë raste, por ishin shumë situata nga të cilat mund të lindnin raste të rëndësishme.

Jemi më pak të saktë, por nuk mund të them asgjë për sa i përket shpirtit të skuadrës. Donim fitoren sot, por na mungon goditja e fundit. Kampionati është konkurrues dhe vështirësitë janë për të gjithë.

Bëmë gjithçka për të vënë në vështirësi Torinon, por na mungoi qartësia. Duhet të mendojmë që gjithmonë mund të përmirësohemi.

“Favoriti për titullin? Nuk bëj të tilla gabime. Më parë ishim ne favoritë, pastaj Napoli dhe më pas Interi. Mund të ndodhë gjithçka”, u shpreh Pioli në përfundim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco