Në këto data do zhvillohen ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve

Në këto data do zhvillohen ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve

18:19, 17/12/2021

Mbrëmë në Nyon të Zvicrës është mbajtur ceremonia e shortit të Ligës së Kombeve ku Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët e saj.

 

Kosova u pozicionua në Grupin 2 të Ligës C së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Greqisë, Irlandës së Veriut dhe fituesin e ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë.

Pas mësimit të kundërshtarëve, “Dardanët” tani kanë mësuar edhe datat e ndeshjeve të kësaj gare, ku e hapin edicionin e tretë të Ligës së Kombeve më 2 qershor.

 

Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë si mysafire kundër fituesit të ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë.

Orarin e plotë të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve e gjeni më poshtë:

Qipro/Estonia – Kosova, 2 qershor 2022

Kosova – Greqia, 5 qershor 2022

Kosova – Irlanda e Veriut, 9 qershor 2022

Greqia – Kosova, 12 qershor 2022

Irlanda e Veriut – Kosova, 24 shtator 2022

Kosova – Qipro/Estonia, 27 shtator 2022

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco