Përcaktohet kalendari i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë luajnë 4 ndeshje për 11 ditë

Përcaktohet kalendari i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë luajnë 4 ndeshje për 11 ditë

13:01, 17/12/2021

Pas shortit të hedhur dje nga UEFA për edicionin e tretë të Nations League 2022-23 (Liga e Kombeve) është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Siç dihet tashmë, shortin e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Katër ndeshjet e para të kuqezinjve do të luhen në qershor brenda 11 ditëve në një kalendar mjaft të ngjeshur.

Fushata eliminatore e Kombëtares shqiptare do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, në sfidën që do të luhet në fushën tonë.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022 Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi.

Sfidat e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit me Shqipërinë do të sfidojë Rusinë në transfertë për ndeshjen e kthimit.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit.

Më 24 shtator 2022, Shqipërinë udhëton drejt Izraelit për ndeshjen e pestë, ndërsa në sfidën e fundit të grupit përfaqësuesja kuqezi do të presë Islandën më 27 shtator 2022.

Kalendari i Grupit B2

E enjte, 2 qershor

Izrael – Islandë               18:45

Shqipëri – Rusi               18:45

 

E hënë, 6 qershor

Islandë – Shqipëri           18:45

Izrael – Rusi                   18:45

 

E premte, 10 qershor

Rusi – Islandë                 18:45

Shqipëri – Izrael             18:45

 

E hënë, 13 qershor

Islandë – Izrael               18:45

Rusi – Shqipëri               18:45

 

E shtunë 24 shtator

Islanda – Rusia               13:00

Izrael – Shqipëri             18:45

 

E martë 27 shtator

Shqipëri – Islandë           18:45

Rusi – Izrael                   18:45

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco