Do përballet me Gjermaninë dhe Anglinë në Ligën e Kombeve, Mancini: Është grup argëtues

Do përballet me Gjermaninë dhe Anglinë në Ligën e Kombeve, Mancini: Është grup argëtues

09:51, 17/12/2021

Roberto Mancini ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Italisë është vënë në “grupin e vdekjes”, ku luajnë edhe Gjermani e Anglia, krahas Hungarisë.

Këtë grup e ka konsideruar si mjaft argëtues edhe trajneri Roberto Mancini dhe ka thënë se ishte e pritshme që Italia të ketë grup të tillë.

Është grup i mirë, dhe me Anglinë, Gjermaninë dhe Hungarinë, do të jetë një grup argëtues. Janë vetëm ndeshje futbolli, të përballesh me skuadra të forta është pjesë e spektaklit të futbollit. Ne veçse kemi luajtur ndaj Anglisë në finale të Euro, kështu që do të jenë dy ndeshje të forta”, tha Mancini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco