VIDEO/ Ndodh edhe kështu, portieri ndëshkohet me karton të kuq pa nisur ende ndeshja

VIDEO/ Ndodh edhe kështu, portieri ndëshkohet me karton të kuq pa nisur ende ndeshja

11:50, 14/12/2021

Një episod i çuditshëm ndodhi pak çaste para fillimit të ndeshjes ndërmjet Olimpias dhe Cerro Porteno, e vlefshme për Superkupën e Paraguajit.

Jean, portieri i Cerros, u përjashtua në momentin kur skuadrat po vendoseshin në fushë për nisjen e takimit.

Arsyeja? Teksa u vendos në zonën e portës, “gardiani” i lindur në vitin 1995 iu përgjigj fyerjeve të ultrasve vendës, të vendosur në tribunë pas porte, me një veprim të turpshëm.

Gjithçka u dallua në kamerën e vendosur aty ku kryqëzohen shtyllat.

Zyrtarët e ndeshjes në dhomën e VAR-it i rishikuan me kujdes pamjet dhe nuk hezituan të sinjalizonin kryesorin për t’i nxjerrë futbollistit kartonin e kuq.

Meqenëse ndeshja nuk kishte filluar, menaxheri i Cerro Porteno, Francisco Arce, mundi të aktivizonte portierin rezervë, Munoz.

Megjithatë, ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të Olimpias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco