Anulohet takimi mes Brentfordit dhe Manchester United

Anulohet takimi mes Brentfordit dhe Manchester United

09:21, 14/12/2021

Është anuluar ndeshja në mes të Manchester United dhe Brentfordit, e paraparë të luhej sot (e martë).

Djajtë e Kuq ishin mysafir të rivalit nga Liga Premier për ndeshjen që do të fillontë në ora 20:30 në stadiumin “Brentford Community Stadium”.

Por, për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19 te Manchester United, është bërë e ditur se ndeshja duhet të shtyhet për një datë tjetër.

Pritet që gjatë kësaj jave të mësohet se kur do të luajnë dy skuadrat mes vete, por situata në klubet angleze është alarmante.

Me 42 raste pozitive me Covid-19, liga më e fortë e futbollit në botë ka konfirmuar se është në rrezik të madh.

Një numër të madh infektimesh me coronavirus e ka edhe Totternhami, derisa skuadrat e tjera kanë më pak raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco