Një “luftëtar” italian zëvendëson Steven Gerrard te Rangers

Një “luftëtar” italian zëvendëson Steven Gerrard te Rangers

17:52, 12/11/2021

Pas 23 vitesh, Gennaro Gattuso mund të kthehet te Glasgow Rangers, por këtë herë si trajner.

Janë të shumta mediat në Britani që theksojnë se po merr formë kthimi i italianit te klubi i njohur skocez, aty ku ka dhënë kontribut si lojtar gjatë sezonit 1997-98.

Rangers janë në kërkim të një figure karizmatike për të zëvendësuar Steven Gerrard, që dha dorëheqje për të marrë drejtimin e Aston Villas në Premier League.

Gattuso, i cili ka nisur karrierën si futbollist profesionit në Perugia në vitin 1995, u transferua në Skoci vetëm pas dy vitesh, kur ishte 19-vjeçar.

Edhe pse luajti vetëm për një sezon, la një kujtim të jashtëzakonshëm, ku më pas kaloi te Salernitana në sezonin 1998-1999, e cila shërbeu si “urë lidhëse” në transferimin e tij te Milan.

Sipas informacioneve që vijnë nga Britania e Madhe, menaxheri portugez, Jorge Mendes, mund të luajë rol vendimtar në rikthimin e Gattusos në Glasgow.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco