Dhunë në stadium, Federata Angleze merr masat për ndeshjen kundër Shqipërisë

Dhunë në stadium, Federata Angleze merr masat për ndeshjen kundër Shqipërisë

17:29, 12/11/2021

Ndeshjet e fundit të Anglisë në fushën e saj nuk kanë kaluar qetësisht, me skena dhune e huliganizmi që janë shfaqur edhe në radhët e tifozëve vendas. Por Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se nuk ka marrë masa shtesë për ndeshjen e sotme mes Anglisë dhe Shqipërisë që do të luhet në “Wembli”.

Ndeshja e fundit e Anglisë në “Wembli” ishte pikërisht finalja e evropianit, ku tifozët vendas shpërthyen rrethimin dhe hynë pa bileta në stadium, duke sulmuar forcat e rendit e duke shkaktuar një kaos të pashembullt në një aktivitet të tillë. Kjo bëri që UEFA të ndëshkonte Anglinë me zhvillimin e një ndeshje pa tifozë në aktivitetet e saj, jo ato që organizohen nga FIFA. Kjo bën që ndeshja me Shqipërinë të zhvillohet me tifozë, por do të ketë një vëmendje të madhe mbi sjelljen e tyre në tribuna.

Federata Angleze nuk ka konfirmuar masa shtesë për këtë takim, për të evituar një tjetër turpërim të ngjashëm me atë të finales së Europianit në stadiumin legjendar, por  një zëdhënës theksoi për mediat britanike se ndeshja do të kishte “praninë e duhur të stafit”.

Edhe ndeshja e kaluar e Anglisë në fushën e saj, ajo ndaj Hungarisë, u përfshi nga kaosi kur tifozët hungarezë u përplasën 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco