“Benzema duhet të fitojë Topin e Artë”

“Benzema duhet të fitojë Topin e Artë”

17:12, 12/11/2021

Edhe një bashkëkombas i Benzemas mendon se sulmuesi francez duhet të fitojë Topin e Artë për vitin 2021.

 

I huazuari i Arsenalit te Marseille për sezonin 2021-22, Matteo Guendouzi ka shprehur besimin e tij se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e meriton të fitojë Topin e Artë pas një viti të jashtëzakonshëm.

Të tillë si Lionel Messi dhe Robert Lewandowski janë gjithashtu në garë, por Guendouzi beson se bashkatdhetari i tij duhet të marrë titullin për qëndrueshmërinë e tij si në skenën e klubit ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Po [Benzema duhet të fitojë] sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm,” tha ai.

“Për disa vite tani, ajo që ai ka bërë me Real Madridin është me të vërtetë madhështore.

“Edhe rikthimi i tij në skuadrën e Francës i sjell shumë ekipit, ai shënoi gola të rëndësishëm për ne”, është shprehur mesfushori francez.

Kujtojmë që data e dhënies së Topit të Artë do të bëhet më 29 nëntor në Paris, nga “FranceFootball”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco