Llogaritë/ Matematika e lejon, Shqipëria shpreson ende te kualifikimi

Llogaritë/ Matematika e lejon, Shqipëria shpreson ende te kualifikimi

13:57, 12/11/2021

“Duke qenë se matematika na e lejon, do ta provojmë deri në fund.” Kjo ishte deklarata e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja pak ditë më parë. Kuqezinjtë luajnë dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e Botërorit në grupin I, ku synimi është të bëjnë mrekullinë.

Kombëtarja shqiptare mban vendin e tretë në grup, me pesë pikë më pak se Anglia e vendit të parë dhe dy pikë më pak se Polonia që renditet e dyta.

Duke qenë edhe 6 pikë në lojë, matematikisht, por edhe me një përllogaritje të çmendur, bën që Shqipëria të ketë shanse edhe për vendin e parë, por jo më për t’u renditur e dyta.

Por, logjikisht shanset janë të pakta për të dy këta objektiva, pasi dihet që sot në orën 20:45 luajmë në “Uembli” ndaj Anglisë, ku duhet të fitojmë këtë sfidë dhe të fundit me Andorrën, për të shpresuar më tej te hapat e gabuar të anglezëve me San Marinon, gjë që do të konsiderohej fatalitet botëror në futboll.

Ndërsa për vendin e dytë, ku llogaritë i kemi me Poloninë, duhet që kuqezinjtë të marrin 6 pikët e plota dhe Polonia të mos marrë më shumë se 3 pikë në dy sfidat e saj, fillimisht me Andorrën në transfertë dhe në fund polakët presin Hungarinë në shtëpi.

Pra, Shqipëria duhet të mendojë më shumë që të ruajë vendin e tretë në grup, pasi Hungaria është 4 pikë larg, por jemi të favorizuar për ta ruajtur këtë pozicion falë sfidës së fundit ku presim Andorrën.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco