Periudhë e vështirë për Barcelonën,  buxhetin për transfere e ka nën 10 milionë

Periudhë e vështirë për Barcelonën, buxhetin për transfere e ka nën 10 milionë

13:43, 12/11/2021

Barcelona po e kalon një periudhë shumë të vështirë post-Lionel Messi dhe për më tepër ka telashe të mëdha financiare.

Lajm i mirë për ta mund të jetë ardhja e ish-kapitenit legjendar, Xavi Hernandezit, i cili rikthehet pas disa vitesh në Camp Nou në cilësinë e trajnerit.

Sidoqoftë, nëse ka planifikuar të transferojë ndonjë lojtar, Xavi tashmë është në dijeni se buxhetin për afatin kalimtar të janarit Barcelona e ka nën 10 milionë euro.

Kështu ka raportuar ESPN, pasi që katalunasve edhe më zi ua ka bërë shkarkimi i Ronald Koemanit të cilin duhet t’ia paguajnë dëmshpërblimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco