E zbulon UEFA, vetëm një lojtarë i Anglisë më i mirë se Kumbulla

E zbulon UEFA, vetëm një lojtarë i Anglisë më i mirë se Kumbulla

08:34, 12/11/2021

Shqipëria ka një mision të vështirë mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë luajnë ndaj Anglisë në Uembli, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në kualifikueset e Botërorit.

Britanikët kanë një prej skuadrave më cilësore në botë, siç e tregon fakti që shkuan në katërshe në Botërorin e fundit dhe ishin finalistë në Europianin e kësaj vere. Por sipas UEFA-s, individualitetet në radhët e dy skuadrave sa u përket statistikave, aktualisht nuk janë aq shumë larg njëri-tjetrit.

UEFA ka rihapur edhe një herë klasifikimin e lojtarëve të përfaqësueseve duke u bazuar te paraqitjet e tyre në këto kualifikuese të Botërorit. Aty lojtarët vlerësohen sipas rolit, për atë që bëjnë në pozicionin e tyre në fushë në veprime specifike. Dhe në renditjen e kombinuar vetëm mes lojtarëve të Anglisë dhe Shqipërisë, rezulton se mes britanikëve ka vetëm një lojtar i cili kalon Marash Kumbullën.

Fil Foden i Mançester Sitit, është ai që ka më shumë pikë mes lojtarëve të të dy skuadrave, 42, ndërsa ndiqet nga Kumbulla me 39 pikë. Ajo që bie në sy është fakti se mbrojtësi kuqezi nuk është i vetmi mes lojtarëve kryesorë në këtë renditje të kombinuar.

Bukajo Saka është i treti me 35 pikë, i ndjekur nga Ardian Ismajli me 34. Më pas vijnë Ben Çilluell me 32 pikë dhe Keidi Bare me 31. Këta janë lojtarët që formojnë 6-shen e parë të futbollistëve më të mirë statistikisht mes dy kombëtareve, sipas renditjes së UEFA-s e cila ka filluar nga zero pas përfundimit të finaleve të Ligës së Kombeve muajin e kaluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco