Gjermania fiton 9-0, Spanja e para në grupin e Kosovës

Gjermania fiton 9-0, Spanja e para në grupin e Kosovës

23:31, 11/11/2021

Gjermania ka shënuar fitore të thellë përballë Lihtenshtajnin me rezultat 9-0 në kuadër të grupit J për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Gundogan në minutën e 11-të nga penaltia, ndërsa nëntë minuta më vonë, Kaufmann shënoi autogol për rezultatin 2-0.

Gjermania arriti të shënojë dy gola për dy minuta, Sane shënoi në minutën e 22-të ndërsa Reus shënoi në minutën e 23-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 4-0 ndërsa në pjesën e dytë u shënuan pesë gola.

Sane shënoi të dytin personal në minutën e 49-të, ndërsa Muller shënoi dy gola, në minutën e 76-të dhe 86-të, kurse në minutën e 80-të golin e tetë për Gjermanië e shënoi Baku në minutën e 80-të.

Lihtenshtajni golin e dytë në portën e vet e shënoi në minutën e 89-të me Goppel i cili i dha vulën rezultatit përfundimtar, Gjermani 9 – 0 Lihtenshtajn.

Kurse, Spanja ka arritur që ta marrë një fitore të vlefshme përballë Greqisë, me rezultat minimal 0-1.

Këtë fitore, spanjollët e arritën falë golit nga pika e bardhë të Sarabia në minutën e 26-të.

Spanja, e cila është në grup me Kosovën, gjendet e para në grup me 16 pikë, një më pak se Suedia e cila pësoi humbje befasuese nga Gjeorgjia.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve që u zhvilluan sot në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Armeni – Maqedoni 0:5.

Azerbejxhan – Luksemburg 1:3.

Gjeorgji – Suedi 2:0.

Rusi – Qipro 6:0.

Gjermani – Lihtenshtajn 9:0.

Greqi – Spanjë 0:1.

Irlandë – Portugali 0:0.

Maltë – Kroaci 1:7.

Rumani – Islandë 0:0.

Sllovaki – Slloveni 2:2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco