Trajneri i Zvicrës provokon Italinë, i kujton eliminimin nga Suedia

Trajneri i Zvicrës provokon Italinë, i kujton eliminimin nga Suedia

22:20, 11/11/2021

Të bëjë Suedinë e vitit 2017 dhe të befasojë Italinë. Ky është qëllimi i Zvicrës në ndeshjen që do të zhvillohet në “Olimpico” të Romës, një përplasje e drejtpërdrejtë, që mund të jetë vendimtare për kualifikimin direkt në Botërorin “Katarit 2022”.

Trajneri i përfaqësueses helvete, Murat Yakin, kërcënon të kaltrit, edhe pse nuk do të ketë në dispozicion gjysmën e titullarëve.

“A jemi të humbur? Edhe Suedia konsiderohej e tillë në vitin 2017, megjithatë e eliminoi Italinë. Jemi këtu, në Romë, për të shkuar në Kupën e Botës pa qenë nevoja që të luajmë në play-off. Kemi ardhur në Itali për të fituar, pse të mos jetë e mundur?”

Për Yakin, llogaritë janë të thjeshta: “Mes nesh dhe Italisë, ajo që i fiton të dyja ndeshjet do të shkojë në Kupën e Botës”.

Mancini do të duhet të bëjë pa Chiellinin, Pellegrinin, Verrattin, Zaniolon dhe Immobilen, ndërsa Barella është në dyshim, por edhe Zvicra është në emergjencë, veçanërisht në mesfushë.

Përveç Xhakës, Yakin nuk do të mund të llogarisë emra të tillë si Zuber, Fassnacht, Kobel, Seferovic dhe Embolo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco