VIDEO/ Momente paniku në Gjermani-Lihtenshtejn, Goretzka goditet me shkelm në fytyrë

VIDEO/ Momente paniku në Gjermani-Lihtenshtejn, Goretzka goditet me shkelm në fytyrë

21:49, 11/11/2021

Ndeshja e sotme mes Gjermanisë dhe Lihtenshtejnit ka dhuruar disa skena paniku që në minutat e parë të duelit, pas një faulli shumë të rëndë të Hofer ndaj Goretzkës.

Në minutën e 9-të të ndeshjes, pas një harkimi në zonë, Hofer ngriti këmbën për të goditur topin, por në fakt goditi në kokë në mënyrë të dhunshme Leon Goretzkën.

Edhe vetë futbollisti i Lihtenshtejnit e kuptoi çfarë gjëje të rëndë kishte bërë teksa duke rënë u mundua të mbante lojtarin kundërshtar.

Futbollistët e të dy skuadrave dhe gjyqtarja kroate Ivana Martinçiç, i bënë me shenjë menjëherë mjekëve të skuadrës gjermane që të ndihmonin futbollistin e shtrirë në tokë mes dhimbjeve pas asaj goditje të rëndë.

Për fat të mirë, nuk kishte pasoja për Goretzkën, i cili pas disa minutash trajtim, u kthye në fushën e lojës duke qenë më vonë edhe protagonist i një asisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco