A do luajë Broja ndaj Anglisë? Reja jep këtë përgjigje

A do luajë Broja ndaj Anglisë? Reja jep këtë përgjigje

19:42, 11/11/2021

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në orën 20:45 në “Wembley” ndaj Anglisë sfidën e parafundit të Grupit I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Në konferencën për shtyp, trajneri Edi Reja sqaroi nëse do të luajë si titullar Armando Broja, duke shuar të gjitha dyshimet për sulmuesin.

Broja? Jam mësuar t’ua them formacionin lojtarëve në ditën e ndeshjes, nuk mund ta them sot. Dyshimet janë gjithmonë, por kemi punuar shumë mirë ndaj kam vështirësi zgjedhje, uroj dhe shpresoj që nesër të hedh në fushë ekipin më të mirë. Sa i përket Brojës, qëndroi këtu të kurohej për kaviljen, por sot e nesër do të shohim se si është, do të jetë në fushë apo jo. Nuk është titullar, por do të shohim gjendjen e tij”, u shpreh Reja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco