U dëmtua në ndeshjen me Kombëtaren, PSG-ja duhet ti bëj llogaritë pa Neymar

U dëmtua në ndeshjen me Kombëtaren, PSG-ja duhet ti bëj llogaritë pa Neymar

16:59, 18/10/2021

Neymar do mungojë ndaj RB Leipzig, shkaku i lëndimi të fundit që mori gjatë përfaqësimit të Kombëtares së Brazilit.

“Neymar ka pasur dhimbje që nga rikthimi prej Kombëtares dhe do vazhdojë të trajtohet për disa ditë para se të rikthehet në stërvitje normale me grupin”, shkroi klubi në komunikatë.

Lideri i “Ligue 1” zbuloi se edhe argjentinasi, Leandro Paredes, do mungojë, derisa Sergio Ramos është afër të rikthehet për të bërë debutimin.

Por, pyetja që tifozët janë të shqetësuar është se sa do mungojë Neymar? Mediat raportojnë se nëse ka komplikime, atëherë do jetë në dyshime edhe për ndeshjen në vikend ndaj Marseille me 24 tetor.

Kështu, braziliani do jetë jashtë fushës për pesë ditë, pastaj do jetë gati të përballet me kampionin e Francës, Lille. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco